Foto: Facebook / Komuna e Drenasit

Suspendohet mësimdhënësi i dyshuar për ushtrim dhune ndaj nxënësit

Drejtoria e Arsimit e Komunës së Drenasit ka marrë vendim për suspendimin e mësimdhënësit për të cilin po dyshohet se ka ushtruar dhunë në një shkollë të qytetit.

Sipas njoftimit të Komunës së Drenasit, vendimi i Drejtorisë erdhi pas kërkesës së kryetarit të Komunës, Ramiz Lladrovci.

“Komuna e Drenasit dhe Drejtoria Komunale e Arsimit, mbeten të përkushtuara në zbatimin e ligjeve dhe marrjen e masave për të gjithë ata që bien ndesh me to, në mënyrë që të krijohet një klimë e mirë dhe efikase në procesin edukativo e arsimor në të Institucionet Arsimore të Komunës së Drenasit”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Në rrjete sociale është shpërndarë sot një video në të cilën shihet se një mësimdhënësi i shkollës fillore të mesme të ulët “Rasim Kiçina” në Drenas, ka ushtruar dhunë fizike ndaj një nxënësi, javën e kaluar.

Lidhur më këtë ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Ai ka njoftuar se ka kërkuar nga Drejtoria e Arsimit të marrë masat ligjore si dhe ka njoftuar organet e rendit dhe Qendrën për Punë Sociale, për veprime konform ligjit.

Mësimdhënësi dyshohet se rrahu nxënësin, reagon Ramiz Lladrovci

.