Sulmoi zyrtarin policor që po e verifikonte në Listën e të kërkuarve, arrestohet një person në Prizren

Një person në Prizren është arrestuar, pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar zyrtarin policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Ngjarja ka ndodhur derisa zyrtarët policorë po e bënin verifikimin e të dyshuarit, pasi që i njëjti figuronte në listën e personave të kërkuar.

“Një zyrtar policor mashkull kosovar derisa ka qenë me kolegët  e tij në kryerje të detyrës zyrtare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar, derisa ishin duke i bërë verifikimin, pasi që i njëjti figuronte në Listën e Personave të kërkuar.” – bëri të ditur Policia e Kosovës, në Raportin 24-orësh, më 12.03.2025.

Sipas Policisë, i dyshuari është arrestuar dhe me Vendim të Prokurorit është dërguar në vuajtje të dënimit, pasi që kishte dy Urdhërarreste aktive të lëshuara nga Gjykata.

Zyrtari policor i sulmuar ka pranuar trajtim mjekësor.