Foto: Policia e Kosovës/Facebook

Vushtrri, nxënësit i gjendet thika në shkollë 

Një thikë, një maskë dhe një boks metali i janë gjetur dhe sekuestruar një nxënësi në një shkollë në Vushtrri. 

Policia përmes një njoftimi, thotë se kontrolli është kryer në kuadër të veprimeve dhe masave parandaluese në ofrim të sigurisë në shkolla nga zyrtarë policor në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, të mërkurën, më 12.03.2025 

“Veprimet policore dhe provat e gjetura materiale i janë paraqitur prokurorit kompetent dhe me rekomandim të prokurorit është iniciuar rasti për veprën penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll  posedim apo shfrytëzim i  paautorizuar i  armës dhe municionit”- njofton Policia e Kosovës.