Sulmohet fizikisht një burrë në Ferizaj

Një burrë nga Ferizaj është ankuar në Policinë e Kosovës se është sulmuar fizikisht nga disa persona të panjohur.

Lidhur me rastin, sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i menjëhershëm ka qenë reagimi policor, ku shumë shpejt është identifikuar dhe është arrestuar një i dyshuar.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 04:00 më 23 janar të këtij viti.

Sipas Policisë, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor”.