Ilustrim

Suharekë, obligohen të gjitha bizneset të bëjnë dezinfektimin e objekteve

Komuna e Suharekës ka marrë vendim që obligon të gjitha firmat-bizneset të bëjnë dezinfektimin e hapësirave para dhe përreth objekteve me qëllim të mirëmbajtjes së ambientit.

“Sapo kam lëshuar urdhëresën, e cila i obligon të gjitha firmat-bizneset të bëjnë dezinfektimin e hapësirave para dhe përreth objekteve, me qëllim të mirëmbajtjes së ambientit”, ka shkruar kryetari Muharremaj në rrjetin social “Facebook”.

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme mbrëmë për ndërmarrjen e masave për parandalimin e përhapjes së coronavirusit.

Qeveria ka marr vendim që të gjitha institucionet arsimore të mbyllen.

Gjithashtu, luten qytetarët që të në rast së shohin ngritje të çmimeve të artikujve ushqimore apo farmaceutik, të lajmërojnë Administratën Tatimore të Kosovës në këtë numër; 080080800.