Stuhia anulon fluturimet në Gjermani, vështirësohet trafiku hekurudhor

Rreth 180 fluturime u anuluan sot nga aeroporti i Frankfurtit për shkak të stuhisë, e cila është 15 për qind e 1 mijë e 200 fluturimeve të planifikuara, tha një zëdhënëse e aeroportit.

Sipas saj, 140 fluturime të planifikuara gjithashtu u anuluan për ditën e hënën, raporton Reuters, duke shtuar se linja ajrore gjermane Lufthansa kishte anuluar të gjitha fluturimet në distanca të gjata dhe të shkurtra nga Aeroporti i Munihut deri në orën 13.00.

Lufthansa gjithashtu ka anuluar fluturimet për në aeroportet në Hamburg, Berlin, Hanover, Dortmund, Dyseldorf, Këln dhe Shtutgart.

Për shkak të stuhisë “Ciara”, e cila në Gjermani quhet “Sabine”, pati edhe ndërprerje të trafikut hekurudhor. /21Media