Foto: Gazeta JNK

Statistikat për HIV dhe AIDS në Kosovë

Institucionet publike, OJQ dhe aktivistë kosovarë u përfshinë sot në aktivitete të Ditës Botërore të AIDS-it, të mbajtura në qytetet kryesore të vendit.

Sipas Edona Deva, Menaxhere Programi për HIV nga Global Fund, perceptimi i ulët i rrezikut nga HIV në njërën anë dhe stigma e lartë në tjetrën, janë ndër problemet kryesore në Kosovë.

“I quajtur ‘virus pa pasaportë’, ka arritur të afektojë të pasur dhe të varfër, meshkuj e femra, fëmijë e të rritur, të bardhë e zezakë, pa bërë dallime në racë, gjini, moshë, përkatësi nacionale, shkallë të arsimimit, orientim seksual, duke i qëndruar besnik pakujdesisë, injorancës dhe varfërisë”, tha Deva.

Raporti i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për AIDS (UNAIDS) për vitin 2015 tregon se mbi 36.7 milionë persona jetojnë me HIV në botë, falë terapisë efektive antiretrovirale. Ndërsa, të infektuar të rinj nga HIV, në 2015, janë 2.1 milionë. Në të njëjtin vit, nga AIDS kanë vdekur 1.1 milion njerëz, nga të cilët 10% janë fëmijë.

Infografik nga Gazeta JNK
Infografik nga Gazeta JNK