Sot shënohet Dita vendore e përkujtimit të viktimave në komunikacionin

Sot, më 23 prill shënohet Dita vendore e përkujtimit të viktimave në komunikacionin rrugor. 

Data e shënimit të kësaj dite, korrespondon më datën e aksidentimit të djaloshit ekskursionist vitin 2009. 

Qendra për Qendra për Zhvillim Multikulturor, “Impact”, organizatore e këtij aktiviteti përmes një njoftimi për media bën të ditur se më 23 prill të vitit 2010 në Kinemanë ABC në Prishtinë u dha premiera e filmit të metrazhit të shkurtë artistik ” Motivi “, kushtuar djaloshit të ndjerë ekskursionist.  

Kurse, po sipas komunikatës së “Impact”, më datë 23 prill të vitit 2011, u vendos që kjo të jetë dita kur do të përkujtohen viktimat vendore në komunikacionin rrugor. 

“Duke marrë parasysh numrin e madh të aksidenteve në nivel vendi e veçmas atyre me fatalitet, shënimi i kësaj dite ka për qëllim jo vetëm përkujtimin e viktimave që kanë humbur jetën në komunikacionin rrugor brenda territorit të vendit tonë, por edhe të bartë efektin e sensibilizimit qytetar për kujdes të shtuar në rrugë”, thuhet në komunikatë. 

Duke fillu nga viti 2016 kjo qendër ka realizua çdo vit nga  tre performanca paralele, në tre rrugët me frekuencën me të madhe të automjeteve në kryeqytet, në mënyrë që efekti sensibilizues tek shoferët dhe pjesëmarrësit tjerë në komunikacion, të jetë sa më i drejtpërdrejt.  

“Në këtë vit, për shkak të restrikcioneve të aplikuara për mbrojtje nga epidemia Covid 19 e kishim të pamundur realizimin e këtyre shfaqjeve, prandaj vëndosëm që organizimin e tyre kësaj radhe ta anulojmë. Në diktim të rrethanave, këtë vit jubilar të shënimit të kësaj dite, në vend të përformancave të planifikuara, mediave dhe qytetareve ua prezantojmë filmin e shkurt artistik  ‘Motivi’”, thuhet në njoftimin e QZHM “Impact”, në Ditën vendore të përkujtimit të viktimave në komunikacionin rrugor.

Bashkangjitur e keni linkun e filmit të shkurt ‘Motivi’: