Stacioni i Autobusëve reagon pas lajmit për një mjet shpërthyes

Gjatë ditës së sotme është raportuar për dyshimin për një mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

Lidhur më këtë ka reaguar edhe Stacioni i Autobusëve në Prishtinë.

“Pas alarmit për një mjet shpërthyes në Stacionin e autobusëve në Prishtinë ju njoftojmë se tani të gjitha linjat janë duke u mbajtur sipas rendit të udhëtimit dhe puna në stacion i është kthyer normalitetit”, thuhet në reagimin e tyre.

Stacioni i Autobusëve ka falënderuar Policinë për masa e marra për mbrojtjen e qytetarëve.

“Falënderojmë policinë e Kosovës për marrjen e të gjitha masave mbrojtëse për të gjithë qytetarët që ndodheshin në stacion” thuhet në reagim.