Foto: REL

Specializantët e Stomatologjisë kërkojnë të financohen nga Ministria e Shëndetësisë

Oda e Stomatologëve të Kosovës ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë të financojë specializantët e stomatologjisë që janë me vetëfinancim.

Në kërkesën e Odës thuhet se kjo mbështetje është bërë deri më tash përmes programit për subvencionim.

“Të gjithë specializantët e rinj janë anëtarë të Odës së Stomatologëve të Kosovës dhe kanë licenca valide të punës për të ushtruar profesionin e stomatologut në Republikën e Kosovës. Jemi të gatshëm si Odë e Profesionistëve Shëndetësorë të japim kontributin tonë në shërbim të zgjidhjes së kësaj çështje”, thuhet në kërkesën e tyre.

Që nga viti 2016, në Kosovë nuk ka pasur specializime. Tash pas katër vitesh, Ministria e Shëndetësisë ka hapur mbi 1500 specializime.