Sot një vit OBSh shpalli COVID-19 pandemi globale

Tre muaj pas rastit të parë në botë me coronavirus, Organizata Botërore e Shëndetësisë më 11 mars 2020 shpalli coronavirusin pandemi globale.

Pandemia SARS-CoV-2 për herë të parë u shfaq në nëntor të vitit 2019 në qytetin Wuhan të Kinës, që nga ajo kohë e deri më tani COVID-19 ka pushtuar botën.

Miliona njerëz kanë vdekur me këtë virus e miliona të tjerë janë infektuar.

Sistemi i jetës në botë mori kahje tjetër, maska e distanca u bënë pjesë e jetës në të gjithë botën. Për shkak të parandalimit të përhapjes së pandemisë shumë vende në botë vendosën masa kufizuese.

Bota gjithashtu u përballua edhe më variantin e ri të COVID-19, i cili për herë të parë u shfaqë në Britani të Madhe.

Sipas “Wordlmeteres.info” në Amerikë 542,191 qytetarë kanë vdekur nga coronavirusi, 158,213 persona kanë vdekur në Indi, pastaj është Brazili si vend i tretë në botë për numrin e rasteve fatale me 270,917 qytetarë të vdekur nga infeksionit vdekjeprurës.

Në total në botë 2,634,166 persona kanë vdekur nga pandemia globale SARS-CoV-2, 118,739,789 persona janë prekur nga infeksioni.