Sot finalja Penza VS Prishtina në konkurrencën e vajzave

KBF Penza dhe KBF Prishtina do të përballen në mes veti sonte prej orës 19:00 në kuadër të finales në konkurrencën e vajzave në Superligën e Kosovës në basketboll.

KBF Penza ka arritur finalen pas një fitore të lehtë që e arriti kundër KBF Vëllaznimi, me rezultat 92:36 ndërsa KBF Prishtina mposhti në gjysmëfinale KBF Bashkimi me rezultat 72:69.

Vashat e Pejës janë kampione të Kosovës ndërsa ato të Prishtinës janë fituese të Kupës.

Po ashtu vlen të theksohet që pjesëmarrja e shikuesve në këtë takim është e lejuar në vetëm 10 % të kapaciteteve të sallës sportive e po ashtu pjesëmarrësit duhet të jetë të vaksinuar ose të paraqesin testin PCR, Rapid ose Serologjik.