Sonte përmes Facebook-ut jepet shfaqja ‘Im atë donte Adolfin’

Teatri i Gjilanit transmeton sot në mbrëmje në faqen e tij zyrtareFacebook në formatin online/livestream dramën “Im atë donte Adolfin”. 

Shfaqja “Im atë donte Adolfin”, me tekst të Mehmet Krajës dhe regji të Ilir Bokshit, transmetohet në ora 20: 00 dhe jepet në kuadër të kalendarit të përbashkët të shfaqjeve online te teatrove kosovare. 

 Njëkohësisht, shfaqja transmetohen edhe në të gjitha faqet e Facebook-ut të teatrove që janë pjesë e kalendarit të përbashkët të prillit. 

 “E shpërblyer me dhjetëra çmime në festivalet e teatrove shqiptare si: shfaqja më e mirë, regjia më e mirë, aktori më i mirë, skenografia më e mirë, etj., “Im atë donte Adolfin” është një rrëfim dhe udhëtim i jashtëzakonshëm i historisë sonë shqiptare”, thuhet në njoftimine Teatrit të Gjilanit. 

 Në shfaqje luajnë: Emine Toska, Ali Demi, Ernest Zymberi, Alban Shahiqi, Avni Shkodra, Bashkim Nexhipi, Njomëza Kalaveshi, Tringa A. Hasani, Safete Mustafa, Gani Rrahmani, Gramos Kërqeli.