Artmotion mbështet fushatën #rriNshpi – dhuron 3 muaj FALAS aplikacionin për të gjithë Kosovarët

 

Kompania Artmotion mbështet fushatën sensibilizuese #rriNshpi duke dhuruar kështu tre muaj aplikacionin FALAS për të gjithë Kosovarët.

Aplikacioni Artmotion përmban deri në 220 kanale duke përfshirë ato ekskluzive si Alsat M, Klan TV, Klan Plus, kanalet ndërkombëtare e turke, dhe ato sportive.

Aplikacioni Artmotion është funksional në pajisjet si TV (Smart) ,tablet, laptop dhe telefon mobil.

Përmban Video On Demand (VoD) ku të gjithë adhuruesit e filmave do të kenë qasje në qindra filma dhe seriale, si dhe kthimin e përmbajtjes televizive të munguar përmes Catch Up TV.

E gjithë kjo përmbajtje mund të shikohet në 3 pajisje në të njëjtën kohë.

Të gjithë kosovarët mund të shkarkojnë aplikacionin duke klikuar KËTU.