Foto ilustruese nga bastisjet e policise Foto: KALLXO.com

Skenderaj, arrestohet një person që kishte lokal të lojërave të fatit

Policia e Kosovës ka njoftuar një person është hasur duke zhvilluar lojëra të fatit në lokalin e tij në Skenderaj.

Si rrjedhojë, në atë lokal janë gjetur dhe konfiskuar tre aparate të lojërave të fatit, pesë televizor, një monitor, tri shtëpiza, një printer, tri tiketa dhe 70 € para.

I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Lojërat e fatit në Kosovë janë të ndaluara në bazë të vendimit të Qeverisë së vitit 2018.