Komuna e Skenderajt - kallxo.com

Skenderaj, 40 mijë euro përkrahje emergjente për klubet sportive

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka njoftuar se Komuna ka ndarë 40 mijë euro ndihmë për klubet sportive.

Jashari përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se në seancën e Kuvendit Komunal të mbajtur sot kanë marrë vendim  që të ndajmë 40 mijë euro ndihmë emergjente për klubet sportive të komunës së Skenderajt, në këtë situatë emergjente, nga buxheti i saj.

“Përkrahja për sportin, për rininë në zhvillimin e talentit të tyre është prioritet i ynë edhe gjatë kësaj situate pandemie”, ka përfunduar shkrimin Jashari.