Një mjek duke kontrolluar grafinë e mushkërisë së një pacienti në QSUT. Foto> Gent Shkullaku/ LSA

Situatë alarmante, mbi 10 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Kosova është duke u ballafaqur përsëri me rritje të rasteve pozitive me COVID-19 në nivel vendi.

Përveç rasteve pozitive, aktualisht 10,091 raste me coronavirus janë aktive aktualisht në Kosovë, përderisa dje ishtin 9,761 sosh.

Sot në Kosovë janë regjistruar 529 rasate pozitive, gjashtë persona kanë vdekur ndërsa 333 janë shëruar.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë thirrje tek qytetarët që të respektojnë masat anti-COVID, por në anën tjetër javë më parë në këtë instituti nuk është respektuar kjo masë.

Tek objekti ku merren rezultatet janë parë me dhjetëra qytetarë duke mos respektuar distancën dhe asnjë roje nuk përkujdesej që të mbante rendin që të mos krijohet tollovi.

“Bëj si them unë, e jo si bëj unë”, masat anti-COVID të thyera edhe në IKShPK