Simiq pas takimit me Lajçak: Paraqitëm problemet me të cilat përballën serbët në Kosovë
Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq është deklaruar shkurtimisht para gazetarëve pas takimit me Emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak.
Simiq tha se i ka paraqitur Lajçakut të gjitha problemet me të cilat përballen serbët në Kosovë dhe siç tha ai “sidomos represionin që e kanë ata nga Albin Kurti”.
“Për pak presim ta publikojmë një njoftim për këtë takim. I paraqitëm të gjitha problemet me të cilat përballën serbët në Kosovë, sidomos represionin që e kanë ata nga Albin Kurti” – tha shkurt Simiq.
Lajçak sot mbajti me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe më pas ai vizitoi edhe Mitrovicën, ku është pritur nga kryetari i kësaj komune Bedri Hamza.
Pasi u prit nga kryetari i Mitrovicës Veriore, Bedri Hamza, ai ka kaluar Urën e Ibrit, për të dalë në veri ku më pas është takuar me Dusan Radakoviq dhe Miodrag Miliçiç nga organizata joqeveritare (OJQ) “Aktiv” në Mitrovicën Veriore.
Të premten emisari evropian do të qëndrojë në kryeqytetin serb, Beograd ku edhe pritet të zhvilloj takime me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.