Shtime, Policia identifikon personin që postoi video me armë në "TikTok"

Një person ka postuar një video me armë në rrjetin social “TikTok”

Sipas raportit policor, personi që ka postuar videon nuk ka pasur leje për përdorim të armës.

Të njëjtin, policia e ka identifikuar dje dhe ka rezultuar se personi ka qenë nga fshati Davidovc i Shtimes.

Të njëjtit i është sekuestruar revolja pa fishekë.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.