Sulmi në Moskë, 22.03.2024. Foto: BBC

Shtëpia e Bardhë: Ne e paralajmëruam Rusinë në fillim të këtij muaji

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se ka paralajmëruar autoritetet ruse në fillim të këtij muaji pra në mars për një sulm që mund të synohej të kryehej në “mbledhjet e mëdha” në Moskë.

Kështu ka raportuar BBC duke ju referuar edhe zëdhënëses së Këshillit të Sigurisë Kombëtare Adrienne Watson.

“Në fillim të këtij muaji, qeveria amerikane kishte informacione për një sulm të planifikuar terrorist në Moskë – që mund të synonte tubime të mëdha, për të përfshirë koncerte”, tha zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare Adrienne Watson.

Uashingtoni “e ndau këtë informacion me autoritetet ruse”, shtoi ajo.

Gordon Corera, korrespondenti i sigurisë i BBC-së, më herët deklaroi se Kremlini i hodhi poshtë këto paralajmërime si “propagandë” – edhe pasi SHBA-ja bëri publike shqetësimet e saj për amerikanët që qëndrojnë në Rusi.

Moska ende nuk ka komentuar mbi këtë pretendim. Dhe presidenti Vladimir Putin nuk ka bërë ende ndonjë koment publik mbi sulmin.