Shtëpi e vetura të përmbytura nga vërshimet në Rahovec

Reshjet e shiut që kanë rënë në ditët e fundit kanë krijuar vërshime të mëdha në disa qytete në Kosovë.

Banorë të fshatit Ratkoc të Komunës së Rahovecit kanë ndarë me ekipin e KALLXO.com pamje të vërshimeve të cilat kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme atje.

Në pamje shihet se rrugët janë bllokuar ndërsa janë përmbytur edhe disa shtëpi e vetura.

Vërshimet u panë në gjithë fshatin. Gjatë ditës së sotme Kryteari i kësaj komune ka thënë se ende nuk është bërë ndonjë vlerësim I dëmeve të shkaktuara nga vërshimet që ndodhën dje dhe ditëve të kaluara.