Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

ShSKUK: Bie numri i të spitalizuarve me COVID-19

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në kuadër të klinikave COVID-19 të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme, trajtim mjekësor po marrin 1043 pacientë.

Sipas raportit, 553 pacientë nga ta, janë të konfirmuar me COVID-19, 534 me oksigjeno-terapi dhe 64 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Kurse në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 697 pacientë, 69 pacientë më pak se dje, ka njoftuar ShSKUK.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

– Klinika Infektive, 92 pacientë

– Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 94 pacientë

– Klinika Infektive III ( Interno), 67 pacientë

– Klinika e Pulmologjisë, 82 pacientë

– Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 26 pacientë

– Klinika e Gjinekologjisë, 13 pacientë

– Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë

– Spitali i Prizrenit, 139 pacientë

– Spitali i Gjakovës, 79 pacientë

– Spitali i Pejës, 192 pacientë

– Spitali i Gjilanit, 96 pacientë

– Spitali i Vushtrrisë, 27 pacientë

– Spitali i Mitrovicës, 62 pacientë

– Spitali i Ferizajt, 71 pacientë