Shqipëri-Itali në Euro 2024, lojtarët shqiptarë në fushë, befasohen nga numri i tifozëve kuqezi

Sot (e shtunë), Shqipëria fillon kampanjën në Kampionatin Evorpian ‘Gjermani 2024’, me ndeshjen e Grupit B ndaj Italisë.

Euro 2024 nisi të premten mbrëma me Gjermaninë nikoqire që mposhti me rezultat të thellë 5-1 Skocinë.

Megjithatë, nga sot fillon kampanjën kombëtarja shqiptare, e cila zhvillon ndeshjen e parë në Euro 2024.

Ekipi i Sylvinhos do të luajë ndeshjen e Grupit B ndaj Italisë, në stadiumin Signal Iduna Park të Dortmundit, me fillim nga ora 21:00.

Në grupin e kuqezinjve është edhe një tjetër ndeshje interesante. Ajo mes Spanjës dhe Kroacisë, me fillim nga ora 18:00. Telegrafi.com