Foto: UEFA
Franca fiton ndaj Austrisë 1-0
17.6.2024 - 22:57
Franca ka mposhtur Austrinë me rezultat 1-0 në ndeshjen e dytë të grupit D në europianin “Euro 2024”.
Me autogolin e Maximilian Wober të minutës së 38-të Franca mori tri pikët.
1-0 kishte fituar edhe Holanda në ndeshjen e parë të këtij grupi kundër Polonisë.
Franca në ranglistën e FIFA-s rangohet si kombëtarja e dytë më e mirë në botë kurse Austria radhitet e 25-ta.