Shqipëri, 986 raste të reja me COVID-19 brenda 24 orëve

Nivel i lartë i infektimeve në me COVID-19 Shqipëri. Janë 986 raste pozitive të regjistruara në 24 orët e fundit.

Ndërsa, sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i viktimave është 19. Numri i përgjithshëm të viktimave që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 1,775.

“Në 24 orët e fundit janë shëruar 962 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 68,969 në total. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 647 pacientë, 41 në terapi intensive, nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar”, thuhet më tej në njoftim, raporton Top Channel.

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë po ashtu ka njoftuar se gjatë ditës së sotme janë kryer 1,331 vaksinime anti-Covid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 12,467 vaksinime.