
Shqipëri - 3 të vdekur dhe 1 i plagosur rëndë nga shpërthimi i bombolës së gazit
14.2.2020 - 12:35
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Ostren i Madh në Bulqizë të Shqipërisë, ku tre persona kanë humbur jetën nga shpërthimi i një bombole gazi.
Ngjarja ka ndodhur në orët e mesditës së sotme.
Sipas Oranews, nga shpërthimi ka mbetur i plagosur rëndë edhe një person. Është kërkuar dërgimi i një helikopteri për transportimin e tij drejt Tiranës. Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes.