Shpenzimet e zyrës së Kryetarit të Malishevës, Ragip Begaj për vitin 2019. Grafika: KALLXO.com/Krenar Ferizi

Shpenzimet e Ragip Begajt për dreka, karburante e telefon

Gjatë vitit 2019, shpenzimet e zyrës së Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj kanë qenë 11,653 euro. Këto shpenzime përfshijnë ato të karburanteve, telefonit, pritjeve zyrtare, iftare e shpenzime të tjera.

Zyra e Begajt në vitin 2019 ka harxhuar 3,289 euro karburante, kurse në telefon ka harxhuar 914 euro.

Më së shumti Begaj ka harxhuar në pritjet zyrtare, apo janë shpenzuar 6,493 euro.

Për shtruarjen e një iftari për familjarët e dëshmorëve, Begaj ka shpenzuar 665 euro.

Kurse, shpenzimet e tjera, të cilat nuk janë bërë të ditura, sipas komunës janë 291 euro.

Shpenzimet e zyrës së Kryetarit të Malishevës, Ragip Begaj për vitin 2019. Grafika: KALLXO.com/Krenar Ferizi

Shpenzimet e Komunës

Përvec, zyrës së Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, shpenzimet në total të komunës për vitin 2019 për karburante kanë qenë 43,564 euro.

Ndërsa, shpenzimet e telefonit fiks dhe mobil kanë qenë mbi 12,000 euro. Për telefon fiks janë shpenzuar 1,402 euro, kurse për telefona mobil janë shpenzuar 10,937 euro.

Shpenzimet e Komunës së Malishevës për vitin 2019. Grafika: KALLXO.com/Krenar Ferizi

As shpenzimet e drekave zyrtare nuk kanë munguar në Malishevë. Për vitin 2019, kjo komunë ka shpenzuar nga buxheti 31,105 euro.

Shpenzimet e karburantëve

Kurse, numri i litrave të shpenzuar për karburante për 11 vetura të komunës është 15,380 litra karburante e që kanë kushtuar prej buxhetit 17,343 euro.

Vetura e kryetarit të Komunës, Ragip Begaj, është një prej veturave që ka harxhuar më së shumti karburante gjatë vitit 2019, që prek shumën prej 2991 litra.

Veturat e tjera të cilat janë në përdorim të komunës prekin shumën prej 400 litra, 803, 1779 etj.

Sipas Komunë së Malishevës, këto vetura janë në shërbim të drejtorëve dhe sipas nevojës kryejnë shërbime të vozitjes zyrtare.

Shpenzimet vjetore të Komunës së Malishevës në karburante.