Shpend Ahmeti - Kryetar i Prishtinës - FCB

Shpend Ahmeti kundër mbylljes së Prishtinës "me statistika të paqëndrueshme"

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka dalë kundër mbylljes së Prishtinës edhe pse, sips të dhënave të qeverisë, kryeqyteti është në zonë të kuqe të pandemisë.

Ahmeti konsideron se nuk duhet të ketë mbyllje pa statistika të qëndrueshme dhe ndihmë për ekonominë.

“Jo mbylljes së Prishtinës me statistika të paqëndrueshme! Jo mbylljes së ekonomisë, pa ndihmë për ekonominë! Po masave për ngadalësim të covid, por vetëm atyre që janë të arsyeshme dhe vërtetë ndikojnë në numra,” ka shkruar Ahmeti.

Ahmeti gjithashtu ka theksuar se nuk ka efekt mbyllja derisa kufijtë janë të hapur.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, dje paralajmëroi se vendi po shkon drejt mbylljes totale për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike.

Sot në mesditë pritet që Kryeministri Hoti do mbajë konferencë lidhur me masat e reja anti-COVID-19.

 

Në mesditë publikohen masat e reja të izolimit për shkak të COVID 19