Shpend Ahmeti befason një punëtore shëndetësore për ditëlindje në Prishtinë (VIDEO)

Në mënyrë që të falënderojë të gjithë punëtorët shëndetësor që janë duke punuar në front të parë për t’u përballur me pandeminë COVID-19, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka zgjedhur që t’a befasojë një punëtore shëndetësore në Prishtinë në ditëlindjen e saj.

Në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kodrën e Trimave, Shpend Ahmeti ka pritur para objektit me tortë në dorë bashkë me këngëtarin Shpat Deda me kitare, për të befasuar punëtoren shëndetësore.

Në një video, kryetari Ahmeti shpjegon, se punëtorja shëndetësore është gënjyer që jashtë objektit është një rast.

Punëtorja jashtë është pritur me tortë dhe këngën e ditëlindjes e cila është kënduar nga Shpat Deda.

“Punëtorët shëndetësorë po punojnë ndërrime të gjata, duke rrezikuar edhe shëndetin e tyre. Shpesh janë anonimë. Emrat e tyre nuk dalin në tituj portalesh. Kësaj radhe vendosëm ta bëjmë një befasi për dikë, për t’i falënderuar krejt punëtorët shëndetësor për sakrificën”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Punëtorët shëndetësor po punojnë ndërrime të gjata, duke rrezikuar edhe shëndetin e tyre. Shpesh janë anonim. Emrat e tyre nuk dalin në tituj portalesh. Kësaj radhe vendosëm ta bëjmë një befasi për dikënd, për ti falenderuar krejt punëtorët shëndetësor për sakrificen. Prishtina ju falenderon nga ???#rriNshpiSpecial thanks Shpat Deda!

Publiée par Shpend A. Ahmeti sur Dimanche 26 avril 2020