Mitrovica. Foto: KALLXO.com

Shoqëria civile në Mitrovicë reagon ndaj trendit në rritje të rasteve të dhunimeve

Disa organizata të shoqërisë civile dhe aktivistë në Mitrovicë kanë reaguar për rritjen e rasteve të dhunimeve në këtë rajon.

“Përgjatë dy javëve janë raportuar dy raste të përdhunimit dhe një grua është dhunuar fizikisht. Këto ngjarje në këtë kohë pandemie bëhen shqetësim i madh i familjarëve, për lirinë e grave dhe vajzave të reja në gjithë qytetin e Mitrovicës”, thuhet në reagimin e tyre.

Shoqëria civile po ashtu i ka bërë thirrje instuticioneve të vendit që të marren sa më shpejtë me rastet.

“Duke parë këtë situatë tejet shqetësuese, i ftojmë organet e rendit dhe institucionet përkatëse të merren sa më shpejt me rastin dhe dhunuesit të marrin dënimin e merituar. Njëkohësisht shprehim shqetësim që asnjë prej institucioneve lokale deri tani nuk kanë reaguar ndaj këtyre ndodhive”, thuhet në reagim.

“Mendojmë që, kjo dukuri duhet të dënohet nga të gjithë dhe asesesi të mos kalohet në heshtje. Dhuna nuk duhet të ketë vend në Mitrovicë, e në asnjë vend tjetër të botës”, përfundon reagimi i tyre.

Organizatat që kanë marrë pjesë në këtë reagim janë:

7 Arte

Business Woman Mitrovica

Caritas Kosova

CDO

CECD

Community Building Mitrovica CBM

Doën Sindrom – Mitrovice

Fondacioni Dhemetra

Futja ngjyre

Handikos Mitrovica

Iniciativa Zgjatma Doren

KosovaArs

KVRL – Mitrovice

Levizja Koha

Me Dore ne Zemer

Mitrovica Guide

Mundesia

MËAHR – Mitrovica Ëoman Association for Human Rights

Perparimi Rinor I Ashkalive te Mitrovices (PRAM)

REC OJQ – Reconciliation Empoëering Communities

Rinas

Rrjeti i Organizatave Kulturore ne Mitrovice – RrOK

Shoqata Multietnike e Grupeve te Grave te Mitrovices

Valet e Paqes

Aktivistë të Shoqërisë Civile:

Besart Peci

Genti Behramaj

Mevlude Skuroshi

Mitrovicë, viktima dhunohet nga tre persona

.