Ilustrim

Mitrovicë, viktima dhunohet nga tre persona

Një dhunim është raportuar se ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Mitrovicë.

Viktima e këtij rasti ka raportuar në polici se është dhunuar nga tre persona të dyshuar.

Policia ka bërë të ditur se pas raportimit të viktimës, tre të dyshuarit për këtë rast janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Sipas policisë, viktima është ndërguar për ekzaminim mjekësor ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.