Agim Bahtiri. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Shoqëria civile kritikon Bahtirin për gjuhën e përdorur ndaj asamblistëve

Gjatë debatit “Jeta në Komunë “ aktivistja e shoqërisë civile Nerimane Ferizi ka kritikuar të parin e Mitrovicës për fjalët që përdor Bahtiri sipas saj në raport më asamblistët.

“Neve si aktivistë të shoqërisë civile na ka ra me shku me vizitu disa nga seancat që janë mbajtë në Kuvendin Komunal edhe shpeshherë ka ndodhë që kryetari u është drejtuar kur është përmend diçka… Donjetit më duket një herë: Mshele gojën! me bërtima, pastaj Flutra Bekës i është drejtu: Mshele gojën!, Gjergj Bekën e ka quajtur: Idiot… Qysh e arsyeton sjelljen tuaj përballë asamblistëve përfaqësues të popullit edhe nëse në një të ardhme a ka me ndryshu kjo?“, ka pyetur Ferizi.

Kurse Bahtiri nuk e ka mohuar të ketë ndodhur kjo.

“Po ka ndodh edhe këto por duhet ta dini një se unë kam dëshirë se kur trajtohet një problem të mos hyhet në problemi tjetër, unë në atë moment kur ju kam drejtuar asmblisti ka qenë pika të cilën e kam fut në rend të ditës dhe kam kërkuar që të votohet për të dhënë mundësinë që kabllat që janë mbi tokë të futen nën tokë dhe këtu asamblistët me inat nuk e kanë votuar…”, ka thënë Bahtiri.