Shkodër, dyshohet se vrau ish-bashkëjetuesen, tentoi ta vriste edhe veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Nenshat në Bashkinë Vau i Dejës.

Një 50-vjeçar me inicialet N.H., po dyshohet se ka vrarë ish- bashkëjetuesene tij 40-vjeçare Gj.T.

Policia e Shtetit ka njoftuar se rrethanat e vrasjes ende janë të paqarta ndërsa i dyshuari ka tentuar më pas të vrasë edhe veten por ka mbetur i plagosur.

I njëjti ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Siç thekson Policia, grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.