In this picture released by the official website of the office of the Iranian supreme leader, Mohsen Fakhrizadeh, right, sits in a meeting with Supreme Leader Ayatollah Ali Khamenei in Tehran, Iran, Jan. 23, 2019. Fakhrizadeh, an Iranian scientist that Israel alleged led the Islamic Republic's military nuclear program until its disbanding in the early 2000s was killed in a targeted attack that saw gunmen use explosives and machine gun fire Friday Nov. 27, 2020, state television said. Two others are unidentified. (Office of the Iranian Supreme Leader via AP)

Shkencëtari iranian i armëve bërthamore u qëllua me armë të komanduar

Shkencëtari bërthamor iranian, i vrarë në lindje të Teheranit, u qëllua nga një mitralozë me telekomandë që lëvizte nga një makinë tjetër, tha të dielën agjencia gjysmë zyrtare e lajmeve ‘Fars News’.

Derisa zyrtarët e lartë iranian po fajësojnë Izraelin, lideri suprem Ayatollah Seyyed Ali Khamenei dhe të tjerët kanë premtuar hakmarrje për vrasjen e së premtes të Mohsen Fakhrizadeh, që ishte shkencëtari kryesor i armëve bërthamore.

Ka pasur të dhëna kontradiktore nga agjenci iraniane të lajmeve sa i përket mënyrës si u zhvillua sulmi.

‘Fars News’ tha se Fakhrizadeh ishte duke udhëtuar me gruan e tij në një makinë antiplumb së bashku me tre makina të sigurimit personal, kur ai dëgjoi atë që tingëlloi si plumba që godisnin makinën, dhe doli nga makina për të parë se çfarë kishte ndodhur.

Kur ai doli jashtë, një armë me telekomandë hapi zjarr nga një makinë ‘Nissan’ e ndalur rreth 150 metra larg makinës së Fakhrizadeh, tha agjencia.

Ai ishte goditur së paku tre herë, edhe truproja e tij është qëlluar. Si shkak i gjuajtjeve me armë Nissan eksplodoi, tha agjencia Fars, duke shtuar se sulmi zgjati rreth tre minuta.

CNN nuk mund të konfirmoj në mënyrë të pavarur version e ngjarjes të dhënë nga ‘Fars’.

Televizioni i republikës islamike të Iranit, tha se së pari ndodhi eksplodimi, pastaj gjuajtjet me armë.

Seyed Kamal Kharrazi, kreu i këshillit strategjik të Iranit për marrëdhënie të jashtme, e krahasoi këtë vrasje më atë të Qasem Soleimani, i cili u vra më herët këtë vit nga një dron amerikan.CNN