Logo e NP KRU" Prishtina"

Shkarkohet auditori i brendshëm i KRU 'Prishtina', drejtori i bordit jep detaje

Auditori i Brendshëm i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Gjelosh Gojani është shkarkuar nga pozita e tij gjatë ditës së sotme.

Vendimin për shkarkimin e Gojanit e ka dhënë Komiteti për Auditim në po këtë ndërmarrje.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe drejtori i Bordit të KRU “Prishtina”, Mentor Hyseni.

“Po është e vërtetë, sot Komiteti i Auditimit të Brendshëm të “Ujësjellësit” Prishtina në 10 ka pasur një takim të brendshëm, dhe më kanë njoftuar se e kanë shkarkuar zyrtarin e auditorit të brendshëm”, tha Hyseni.

Tutje ai shtoi edhe arsyet që janë konstatuar nga ana e komitetit për shkarkim të Gojanit.

“Arsyeja është se nuk i ka audituar fushat me rrezikshmëri të lartë ashtu siç më ka njoftuar edhe komiteti. Unë si dejtor i bordit, i vetmi organ që ka autoritet mbi ta është komiteti i auditimit”, ka thënë Hyseni tutje.