Shkaku i rrjetit elektrik, përfshihet në zjarr një shtëpi në Prishtinë

Në një shtëpi në rrugën ‘Migjeni’ në Prishtinë është shkaktuar një zjarr si pasojë e rrjetit elektrik.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se në vend të ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikëseve ka lokalizuar zjarrin.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orësh 19:10.