Shifra të larta infektimesh, 959 raste të reja dhe 6 viktima me COVID-19

Gjashtë viktima dhe 959 raste të reja me Covid-19, janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë, bën me dije se numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në Tiranë me 347, duke vijuar me 70 raste në Shkodër, 51 raste në Durrës, 44 raste në Lushnje, 39 raste në Fier, 37 raste në Vlorë, 35 raste në Korçë, 29 raste në Kurbin, Elbasan, 24 raste në Berat, 23 raste në Krujë, 15 raste në Mallakastër, Pogradec, 14 raste në Sarandë, 12 raste në Kavajë, 11 raste në Kukës, Lezhë, Gramsh, 10 raste në Dibër, Roskovec, 9 raste në Malësi e Madhe, Vorë, 8 raste në Vau i Dejës, Delvinë, Dimal, 7 raste në Patos, 6 raste në Kamëz, 5 raste në Konispol, Devoll, Kuçovë, Peqin, 4 raste në Divjakë, Gjirokastër, Tepelenë, Skrapar, 3 raste në Has, Mirditë, Shijak, Librazhd, 2 raste në Pukë, Tropojë, Bulqizë, Selenicë, Himarë, Dropull, Këlcyrë, 1 rast në Libohovë, Memaliaj, Maliq, Kolonjë, Poliçan.

Janë 12,910 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 215 pacientë, nga të cilët 30 janë në gjendje më të rënduar.

Ndërkohë një qytetar nga Tirana 49 vjeç, një qytetare nga Fieri 60 vjeç, një qytetare nga Gjirokastra 73 vjeç, një qytetar nga Lezha 81 vjeç, një qyetetar nga Elbasani 82 vjeç, një qytetar nga Kavaja 84 vjeç, nuk kanë mundur që fitojnë betejën me sëmundjen vdekjeprurëse.

Janë shëruar 891 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 145,845 që nga fillimi i epidemisë. oranews

Statistika (17 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 959

Të shëruar në 24 orë 891

Të shtruar në spitale 215

Humbje jete në 24 orë 6

Testime ditore 5106

Testime totale 1,142,382

Raste pozitive 161,324

Raste të shëruara 145,845

Raste Aktive 12,910

Humbje jete 2,569

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5477

Shkodër 1413

Durrës 1160

Fier 1160

Vlorë 791

Lezhë 679

Elbasan 636

Berat 532

Korçë 319

Kukës 286

Gjirokastër 240

Dibër 217.