Teatri 'Muharrem Qena'. foto Facebook/TMQ

Shfaqja ‘Thyerja’ jepet nesër reprizë në Mitrovicë

Shfaqja “Thyerja” me tekst të Abdyl Bunjakut dhe regji të Agim Selimit, jepet nesër reprizë në Teatrin “Muharrem Qena” të Mitrovicës.

Shfaqja jepet në ora 17:00 dhe hyrja për të parë shfaqjen është falas.

Luajnë: Eshref Durmishi, Mirsad Ferati, Mehmet Preteni, Qendresa Kajtazi, Agan Asllani,  Fisnik Ademi, Adem Zhitopotoku, Fatmir Haliti, Artan Hetemi.

Posteri i shfaqjes ‘Thyerja’. Foto: TMQ