Shënohet edhe një viktimë nga COVID-19 në Kosovë

Klinika Infekive e Qendrës Klinike Universitare të Kosoves ka bërë të ditur se sot në orët e mbrëmjes ka vdekur në këtë klinikë një pacient me coronavirus nga Vushtria.

Sipas njoftimit, pacienti Sh. G. i lindur më 1949 me vendbanim në Vushtrri është pranuar në Klinikën Infektive me datën 10. 05.2020  dhe krahas diagnostikimit me COVID -19, vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.​

Sipas të dhënave zyrtare, deri më tani numri i të vdekurve nga coronavirusi në Kosovë, ka shkuar në 31.