
Pamje nga nënshkrimi i memorandumit. Foto: Facebook/MKRS
Ministria e Kulturës dhe Ambasada e Britanisë nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe ambasadori i Britanisë së Madh në Kosovë, Nicholas Abbott, kanë nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi.
Në një njoftim në Facebook, MKRS bën të ditur se artistët, sportistët dhe të rinjtë e Kosovës do të kenë më të lehtë suksesin brenda dhe jashtë vendit kur mbështeten në mënyrë profesionale dhe u garantohen shërbime publike cilësore.
“Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit është një nga tri Ministritë që do të mbështeten nga projekti i financuar nga CSSF ‘Forcimi i prokurimit publik në Kosovë’, së bashku me Ministrinë̈ e Mbrojtjes dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e MKRS-së.
Postimi i plotë i MKRS-së:
Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi me Ambasadën Britanike në Kosovë
Sot në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministri Çeku pati kënaqësinë të pres Ambasadorin Britanik në Kosovë, z. Nicholas Abbott. Gjatë këtij takimi u nënshkrua memorandum bashkëpunimi në fushën e prokurimit publik.
Artistët, sportistët dhe të rinjtë e Kosovës do të kenë më të lehtë suksesin brenda dhe jashtë vendit kur mbështeten në mënyrë profesionale dhe u garantohen shërbime publike cilësore. Prokurimi publik transparent dhe konkurrues është thelbësor për ta garantuar këtë.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit është një nga tri Ministritë që do të mbështeten nga projekti i financuar nga CSSF “Forcimi i prokurimit publik në Kosovë”, së bashku me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
Ne jemi shumë falenderues për përfshirjen e Ambasadës Britanike në këtë proces dhe do të angazhohemi që ky projekt të jetë i suksesshëm.