Shefi i zyrës së UNICEF-it në Kosovë: Sot vijnë shiringat e para për vaksinat kundër COVID-19

Sonte pritet të vijnë shiringat e para që përdoren për vaksinën kundër COVID-19.

Kështu ka deklaruar shefi i zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin, në rrjetin Twitter.

“Fluturimi i sotëm do të bëjë dorëzmin e shiringave të para që do të përdoren për vaksinat kundër COVID-19 në Prishtinë. Së shpejti do jepen detaje për mbërritjen e vaksinës COVAX,” është shprehur Sahin.


Ministria e Shëndetësisë disa herë ka deklaruar se vaksinat e para kundër COVID-19 pritet të mbërrijnë në muajin shkurt, ndërsa sipas parashikimeve pritet që të vaksinohen rreth 20 mijë qytetarë brenda ditës.

Kosova është vendi i vetëm në rajon që nuk ka filluar ende me vaksinim të popullësisë kundër virusit COVID-19.