ShBA me rregulla të reja për turistet shtatzënë

Administrata e Presidentit amerikan Donald Trump, ka paralajmëruar zbatimin e një politikë të re për të bërë më të vështirë që shtetasit e huaj të lindin në tokën amerikane me qëllimin që fëmijët e tyre të bëhen shtetas amerikanë, një praktikë e njohur zakonisht si “turizmi i lindjes”.

Rregullat e reja hynë në fuqi gjatë ditës së djeshme, ndërkohë që ky njoftim të mërkurën u dërgua në ambasadat e gjithë botës, raporton CNN.

Shtëpia e Bardhë njoftoi të enjten se Departamenti i Shtetit “nuk do të lëshojë më viza të përkohshme vizitorësh (B-1 / B-2) për të huajt që kërkojnë të hyjnë në Shtetet e Bashkuara për “turizmin e lindjes”.

Vizitorëve në ShBA do t’ju refuzohet vizat e përkohshme nëse konstatohet se “qëllimi kryesor” i udhëtimit është marrja e nënshtetësisë amerikane për një fëmijë duke lindur në Shtetet e Bashkuara.

Rregulli nuk vlen për 39 vende – shumica prej të cilave janë në Evropë – që janë pjesë e programit Visa Waiver, e këtë e konfirmoi një zyrtar i Departamentit të Shtetit në një telefonatë me gazetarët të enjten.

Sipas zyrtarëve diplomatik, gratë nuk do të pyeten direkt nëse janë shtatzënë.

“Nuk duhet pyetur një aplikant për vizë nëse është shtatzënë, vetëm nëse nuk keni ndonjë arsye specifike të artikulueshme për të besuar se mund të jenë shtatzënë dhe planifikojnë të lindin në Shtetet e Bashkuara. Duhet dokumentuar ndonjë arsye të tillë në shënimet e rastit tuaj”, ka thënë zyrtari. “Nuk duhet të pyesni të gjitha aplikantët gra (ose ndonjë nën-grup specifik të aplikantëve) nëse janë shtatëzënë ose kanë ndërmend të mbeten shtatzënë.”

Zyrtari i Departamentit të Shtetit tha se “arsyeja specifike e artikulueshme” për ngritjen e temës mund të jetë nëse aplikanti thotë se ata do të udhëtojnë për një procedurë mjekësore – që është një nga opsionet tashmë në aplikim.

“Kjo do të jetë shtysa për pjesën më të madhe të kësaj pyetje të aplikantëve,” thanë ata.

Pra, një zyrtar konsullor mund të pyes një grua nëse është shtatzënë nëse ajo duket. Ata thanë që oficerët nuk lejohen të kërkojnë një test shtatëzënie.

Një zyrtar i Departamentit të Shtetit i tha CNN se ndryshimi i rregullit ka për qëllim adresimin e rreziqeve të sigurisë kombëtare dhe zbatimit të ligjit.

Sipas rregullit, Departamenti i Shtetit nuk “beson se vizita në SH.B.A. bëhet për qëllimin kryesor të marrjes së nënshtetësisë amerikane” për një fëmijë “është një veprimtari e ligjshme”.

Rregulli është specifik për vizat “B nonimmigrant”, të cilat merren për vizitorë të përkohshëm për biznes ose turizëm.

Për më tepër, rregullorja kërkon që aplikuesit e vizave që kërkojnë trajtim mjekësor në SH.B.A. duhet të demonstrojnë aranzhimet e tyre për trajtim dhe të vendosin mudësitë e tyre për të paguar të gjitha kostot e lidhura.

Rregullorja paraqet sfida të shumta, sipas Sarah Pierce, analiste e politikave në Institutin e Politikave të Migracionit. Ajo i vë oficerët konsullorë në një “pozicion shumë të vështirë për të vendosur nëse ata besojnë se dikush do të lindë”, tha ajo.

Pierce gjithashtu theksoi se shumica e njerëzve nuk e pranojnë se ata po synojnë të përdorin një vizë për qëllime të fitimit të shtetësisë së fëmiut.

Përveç kësaj, këto lloj vizash jepen deri në 10 vjet, kështu që dikush mund të aplikojë për të ardhur në SH.B.A. para shumë kohësh para se të mbetej ose synonte të mbetej shtatzënë, tha Pierce.

Ka pasur rreth 10,000 lindje të tilla çdo vit për vitet e kaluara, sipas të dhënave të CDC.

Ndërkaq, Tom Jaetz, nënkryetar i Politikës së Imigracionit në Qendrën e Progresit Amerikan tha, se rregulli “inkurajon” zyrtarët që të përdorin autoritetin e tyre “për të diskriminuar në bazë të gjinisë dhe moshës, duke mohuar një vizë bazuar në mundësinë që një person mund të lindë në Shtetet e Bashkuara.”/ CNN