SHBA: Maine i bashkohet Kolorados në ndalimin e Trumpit të kandidojë për postin e presidentit amerikan

Është shteti i dytë në SHBA që vendos të mos e lejojë kandidatin republikan të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale për shkak të sulmit në Kapitol. Michigan vendosi të mërkurën se Trump mund të kandidojë.

Edhe Maine thotë JO. Sekretarja e Shtetit e shtetit verilindor, Shenna Bellos, vendosi të enjten që ish presidenti amerikan Donald Trump nuk mund të kandidojë në zgjedhjet paraprake të atij shteti, sepse bazohet në interpretimin e Amendamentit të 14-të të Kushtetutës së SHBA-së, i cili përfshin një klauzolë tashmë të njohur “skualifikimi” për këdo që ka marrë pjesë në një “rebelim ose kryengritje”, duke e penguar Trumpin ta bëjë këtë.

Vendimi vjen pasi Gjykata e Lartë e Kolorados vendosi javën e kaluar se ish-presidenti nuk ka të drejtë të kandidojë për president në atë shtet, sipas të njëjtit lexim të Amendamentit të 14-të. Gjykata e Lartë e Miçiganit, nga ana tjetër, vendosi që ai të mund të kandidonte për president në atë shtet. Pesë të tjerë, përfshirë Arizonën, Florida ose Neë Hampshire, kanë hedhur poshtë padi të ngjashme që kërkojnë të skualifikojnë Trumpin në aspiratën e tij për t’u kthyer në Shtëpinë e Bardhë në nëntor të vitit2024.

Fjalën e fundit për të drejtën ose jo të tij për të kandiduar për postin do ta bëjë Gjykata e Lartë në Uashington. Vendimi i marrë nga instanca më e lartë gjyqësore në vend, me një shumicë konservatore dhe tre gjyqtarë të emëruar nga Trump, do të ketë efekt në të 50 shtetet.

Amendamenti i Katërmbëdhjetë u miratua në vitin 1868, tri vjet pas përfundimit të Luftës Civile. Ky Amendament e pati sanksionuar  barazinë e të gjithë personave para ligjit dhe u pati shtetësinë skllevërve. Seksioni i tretë i tij kishte për qëllim t’i parandalonte kryengritësit Konfederatë që të mbanin përsëri poste publike. Është zbatuar rrallë; vetëm dy herë që nga viti 1919./El Pais

Përgatiti: Nuhi Shala