ShBA do të dhurojë 500 milionë doza të vaksinave Pfizer në të gjithë botën

Administrata e presidentit të ShBA-ve, Joe Biden po planifikon të dhurojë 500 milionë doza vaksinash kundër COVID-19, Pfizer, në gati 100 vende gjatë dy viteve të ardhshme, raporton Reuters duke cituar tri burime.

Shtetet e Bashkuara ka të gjasa që të shpërndajnë 200 milionë doza këtë vit dhe 300 milionë të tjerë në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.

Sipas burimeve të Reuters, do t’i dhurojë ato në 92 vende me të ardhura më të ulëta dhe Bashkimin Afrikan.

Donacionet do të kalojnë përmes programit të vaksinave COVAX  në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme dhe mbështeteten nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Aleanca Globale për Vaksinat dhe Imunizimin (GAVI).

Presidenti i SHBA Joe Biden do të njoftojë marrëveshjen të enjten në takimin e Grupit të Shtatë të vendeve më të pasura të botës, në Britani.

Marrëveshja u negociua gjatë katër javëve të fundit nga koordinatori përgjegjës i Shtëpisë së Bardhë për COVID-19 Jeff Zients dhe ekipi i task forcës së coronavirusit, citohet një burim i Reuters.

Mirëpo, Shtëpia e Bardhë dhe Pfizer nuk pranuan të komentojnë këto zëra.