Shaip Kamberi tregon si i tha Vulinit se është "zëdhënës i Mira Markoviq"

Sonte i ftuar në emisionin “Jeta në Komunë”, është deputeti shqiptar i Kuvendit të Serbisë, Shaip Kamberi.

Në një intervistë përballë Jeta Xharrës, Kamberi ka treguar se si i ka thënë ministrit serb Aleksandar Vulin se është “portparoll i Mira Markoviqit”, gruas së Slobodan Millosheviqit.

“Unë vetëm të vërtetën e kam folur, nuk mund të mohohet ajo është e vërtetë, Aleksandar Vuqiq ka qenë ministër i informacionit në kohën e Millosheviqit, Aleksandër Vulin ka qenë portparoll i Mira Markoviqit, i cili sot del në cilësinë e ministrit të Serbisë fyen kryeministrin Edi Rama”, u shpreh Kamberi.

Ai tutje ka treguar nëse ka pasur sulme apo pasojë për deklaratën e tij ndaj presidentit serb.

“Pasojë dhe sulme deri më tani jo, mediat e kontrolluara nga Vuçiq tentojnë që të zhvlerësojnë fjalimin tim se unë i kam përjashtuar serbët nga koalicioni në Bujanovc. Megjithatë ne kemi vendosur një standard në Bujanovc me koalicionin e ri sepse të gjitha partitë shqiptarë janë në qeverisje të përbashkët, dhe kemi një normë në kuadër të marrëveshjes sonë se jemi të gatshëm t’i pranojmë përseri serbët në moment kur Qeveria dëshmon se është e gatshme që t’i jap shqiptarëve ato të drejta që janë kategori kushtetuese”, ka thënë Kamberi.

Ai tutje ka folur rreth akuzës së Serbisë se ai i ka përjashtuar përjashtuar serbët, duke thënë se ky parim është thyer nga ana e tyre.

“Ky parim i multietnicitetit të pushteteve lokale nuk është thyer në Bujanovc, por është thyer para dy vjetëve në Medvegjë. Partia e Aleksandër Vuqiq ka përjashtuar totalisht shqiptarët të cilët për 16 vjet kanë qenë pjesë e vetëadministrimit lokal pavarsishtë kush ka qenë atje në pushtet”, ka thënë Kamberi.

Intervistën e plotë me Shaip Kamberin mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm.