Kryeministri i Serbisë, Aleksander Vucic | Foto: BETA

Vuçiq thërret takim urgjent të Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka thirrur një takim urgjent të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në të cilin tema kryesore është paralajmëruar të jenë ngjarjet në Kosovë, njoftojnë mediat në Serbi.

Kryetari i partisë së mbështetur nga Beogradi Lista Srpska, Goran Rakiq, i ka bërë thirrje Vuçiqit të “reagojë” në lidhje me masat e reciprocitetit të targave.

“U bëj thirrje të gjithë personave që janë mbledhur të përmbahen, gjithashtu Prishtina të mos rris tensionet. Ky është një kërcënim direkt tek popullata që shqetësohen si do sigurojnë ushqim për fëmijët e tyre. Në gjithashtu kemi informuar të emëruarin special për dialog Mirosllav Lajçak dhe kemi kërkuar nga Bashkimi Evropian të na ndihmojë”, tha Rakiq në pikën kufitare në Jarinje.

(FOTO) Autoblinda të Policisë së Kosovës në hyrje të Mitrovicës