Foto: Atdhe Mulla

Serish takohet kryesia e LDK-së

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka hyrë në një takim të ri, menjëherë pasi ka përfunduar takimi i Këshillit të Përgjithshëm.

Nuk janë dhënë detaje nga ana e LDK-së për temat që do të diskutohen në takimin e ri të kryesisë së LDK.

Sot, Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së e e ka miratuar kandidaturën e Vjosa Osmanit për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme që pritet të shpallen me 6 tetor.

Një nga çështjet e hapura ka mbetur është koalicioni i mundshëm i LDK-së me VV-në. Dje ishte mbajtur një takim në mes të dy partive, por nga qëndrimet e shprehura pas takimit, pozita e kryeministrit ende është çështje që i ndanë ato.