Aeroplanë të tipit 737 Max.

Serbia dëshiron të blejë dronë luftarakë nga kompania e dhëndrit të Erdoganit

Autoritetet serbe thanë se po shqyrtojnë blerjen e dronëve luftarakë turq ‘Bayraktar’ pasi armët ajrore thuhet se u treguan efektive kur u përdoren në konfliktin në Siri, Libi dhe Nago-Karabak. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq i tha mediave të hënën në mbrëmje se vendi i tij është i interesuar në blerjen e dronëve turq, raporton Balkan Insight.

“Ne jemi duke konsideruar blerjen e Bayraktar-it turk dhe do të shohim nëse mund të arrijmë një marrëveshje me prodhuesin turk” tha Vuçiq, i cili i përshkroi dronët luftarakë Bayraktar si disa nga më të përparuarit.

Mjetet ajrore pa pilot, Bayraktar, prodhohen nga Kompania e Mbrojtjes Baykar e Turqisë, në pronësi të Selcuk Bayraktar, dhëndrit të Presidentit Turk Rexhep Tajip Erdogan.

Klientët kryesorë të kompanisë janë Forcat e Armatosura Turke dhe Xhandarmëria. Dronët e saj të armatosur janë përdorur në operacionet anti-terroriste brenda vendit, por edhe në operacionet ushtarake të Turqisë në Siri.