Sekuestrohen dy aeroplanë të një oligarku rus

Dy aeroplanë privatë në pronësi të një oligarku rus të sanksionuar janë sekuestruar nga qeveria britanike.

Aeroplanët që i përkisnin manjatit miliarder të naftës, Eugene Shvidler, ishin nën hetim në aeroportet Farnborough dhe Biggin Hill për tre javë.

Sekretari i Transportit, Grant Shapps, tha se miqtë e Putinit nuk duhet të shijojnë luksin, ndërsa njerëz të pafajshëm vdesin në Ukrainë.

Shvidler u sanksionua për lidhjet e tij të biznesit me pronarin e Chelsea FC, Roman Abramovich.

Pasuria e tij neto është vlerësuar në 1.2 miliard funta, thotë qeveria, ndërsa aeroplanët e sekuestruar besohet të kenë vlerë deri në 60 milionë dollarë (45 milionë funta)./21Media