Rusia nis sulmin e dytë me raketa hipersonike

Forcat ruse kanë kryer një sulm të dytë me raketa hipersonike kundër objektivave ukrainas, tha ministria e Mbrojtjes e Moskës.

Zyrtarët nga kjo ministri thanë se sulmi, duke përdorur sistemin e ri raketor Kinzhal të Rusisë, shkatërroi një vend depozitimi karburanti në jug të vendit.

“Kinzhal… Raketat balistike hipersonike shkatërruan një vend të madh magazinimi për karburantet dhe lubrifikantët e forcave të armatosura ukrainase pranë vendbanimit Kostyantynivka në rajonin e Mykolaiv”, thanë zyrtarët.

BBC nuk mund ta verifikojë në mënyrë të pavarur këtë pretendim, megjithëse mund ta shënojë si ditën e dytë radhazi në të cilën Rusia ka shënjestruar vendet ukrainase me armë të tilla nëse është e vërtetë.

Zyrtarët rusë thonë se Kinzhal mund ta godasë një objektiv deri në 2,000 km larg dhe të fluturojë më shpejt se 6,000 km/h .

Sot është dita e 25 e pushtimit rus në Ukrainë e cila nisi kur Rusia dërgoi dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë me 24 shkurt duke nisur në këtë mënyrë pushtimin e Ukrainës me qëllim të degradimit të kapaciteteve ushtarake të përfshira atje si dhe të çrrënjosjes së personave që Rusia i ka quajtur nacionalistë të rrezikshëm.Presidenti rus, Vladimir Putin e ka quajtur këtë ofenzivë ushtarake si një operacion “special” për “çmilitarizimin dhe denacifikimin” e Ukrainës.Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës duke e dënuar sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse për këtë luftë./BBC